Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafik droge, si u zbulua “perandoria” e shqiptarëve që fshihej pas një berberhaneje

Shkruar nga Newsbomb
Trafik droge, si u zbulua “perandoria” e shqiptarëve që

Anëtarët e një bande trafikantësh droge në Britani të drejtuar dy vëllezërit shqiptarë, Edmund dhe Eduard Haziri, u shkatërrua kohë më parë.

E teksa është dhënë dënimi me mbi 70 vite burg për grupin kriminal, “The Sun” ka publikuar detaje të reja se si ishte e ndërtuar dhe e “maskuar” pas një berberhane “perandoria” e drogës.

Media britanike shkruan se kur e shikoje nga jashtë dukej si një berberhane e vogël, por që pas fshihte një kazino me xhiro të larta, ku tregtarët e drogës dhe kriminelët bastnin dhjetëra mijëra paund.

Aktiviteti i paligjshme u zbulua nga policët që arritën të kapnin dy vëllezërit shqiptarë që trafikonin kokainë nga  Londra Juglindore në Midlands. Dyshja fitonin deri në 4,000 paund në ditë me një rrjet trafikantësh rumunë që furnizonin me drogë Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire. Droga u dërgohej deri në 145 përdoruesve çdo ditë, shpesh nëpërmjet biletat të lotarive.

“The Sun” tregon se si policët rrëzuan perandorinë kriminale të Edmund dhe Eduard Hazirit, duke zbardhur rreth 1.2 tekste, mesazhe dhe biseda në ËhatsApp.

Dy vëllezërit që drejtonin bandën që merrej me trafikim të lëndës nakotike, kishin një jetë luksoze, drejtonin makina të modeleve të fundit, aksesor të shtrenjta, si ora Rolex, të veshur me Balenciaga , Alexander McQueen , Louis Vuitton dhe Moncler.

Shqiptarët në këtë rrjet kishin “punësuar” dhe të afërmit e tyre. Edmundi dhe Eduardi kishin futur në grupin për trafikimin e drogës dhe kushëririn e tyre Gamznet Hoxhën 47 vjeç dhe një shok të vjetër të shkollës, Alban Krasniqi, 34 vjeç.

Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Blackheath Hill, Londra e Jugut, në mars 2022, arritën të gjenin e një celular në kosht që përfshite gjithë bisedat që ishin bërë për shit-blerjen e drogës.

Detektivi Kane Martin, i Policisë së Derbyshire së bashku me disa të tjerë shkuan si civilë në berberhane dhe arritën të zbulonin se çfarë fshihej pas saj. Nëntë burra u burgosën për një total prej rreth 70 vjetësh për rolet e tyre në ndërmarrje, duke përfshirë vëllezërit,  Edmundin për 15 vjet burg dhe Eduardin për 15 vjet e gjashtë muaj burg.

Hoxha u dënua 11 vjet ndërsa Krasniqi u burgos për nëntë. Gangsterët shqiptarë kanë marrë kontrollin e tregut të paligjshëm të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 viteve të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet vdekjeprurëse të drogës në Amerikën Latine.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese