Nëntë persona janë arrestuar në qytetin Mesina të Italisë, si pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal që trafikonin drogë nga Shqipëria.
Në prangat e karabinierëve kanë rënë 7 shtetas italianë dhe 2 shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në qytetet Emilia Romana, Abruzo, Kalabri dhe Mesina.
Gjatë aksionit të koduar ‘Sfizio’ u sekuestruan 55 kilogram kanabis si dhe u vunë në pranga dy transportuesit me inicialet R.G dhe B.M.