Hapësire reklamuese

Politikë

“Tradhtar, i pafytyrë”, Flamur Noka sulmon Bashën dhe qëllon me vezë Taulant Ballën

Shkruar nga Newsbomb
“Tradhtar, i pafytyrë”, Flamur Noka sulmon Bashën dhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u largua nga salla e Kuvendit pasi dy amandamentet e tij nuk u miratuan. I shoqëruar nga deputetët e tij mbështetës, Basha doli nga Kuvendi aty ku dhe e prisnin kolegët demokratë të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës pas tensioneve të krijuara në seancat plenare. Teksa doli nga Kuvendi, Flamur Noka e sulmoi Bashën duke e quajtur tradhtar dhe të pafytyrë. Nga ana tjetër, Noka s’ka nguruar të sulmojë as ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën. Teska ky i fundit u largua me automjetin e tij, deputeti demokrat ka qëlluar me vezë në drejtim të mjetit të tij. Gjithashtu ai ka hedhur vezë edhe në drejtim të automjetit të sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, të cilin më herët e mbuloi edhe me miell.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

LEXO EDHE: PAMJE SKANDALOZE/ Flamur Noka ‘mbulon’ me miell punonjësit e Gardës Kujtojmë se gjatë seancës së sotme plenare, e cila zgjati rreth 20 minuta, deputetët socialistë votuan  kundër amendamentit të Bashës për sigurinë kombëtare, dhe rialokimin e 50 milionë euro si ndihmë ushtarake për Kosovën. Pas kësaj Lulzim Basha u largua nga salla së bashku me deputetët e tjerë. LEXO EDHE: Noka shtron “vizat me kokainë” para Kuvendit, momenti kur vrapon pas Genc Gjonçajt  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese