Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës i cili ditën e djeshme “nisi fushastën” për Lulzim Bashën, duke u shprehur se “demokratët duhet të votojnë për të”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari tha se “Toyota Yaris” ishte një afer që Lulzim Basha jo vetëm e dinte mirë, por mund të ketë qenë pjesë e saj para se paraja të mbërrinte në Shqipëri.
Sipas saj Balla dhe Basha janë ortakë biznesi dhe korrupsioni për një kohë të gjatë.
“Pra, shancet janë këta të dy kanë qënë ortak bisnesi dhe korrupsioni për një kohë relativisht të gjatë. Thjeshtë tashti çdo gjë po del hapur dhe po qartësohet.”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Fakti që Taulant Balla bëri fushatë në Lushnjë për pseudo-kandidatin e Bashës, më forcoj idenë se “Toyota Yaris” ishte një afér që Lulzim Basha jo vetëm e dinte mirë, por mund të qe pjesë e saj përpara se paraja të arrinte në Shqipëri.
Kërcënimi i tij në Parlament që habiti të gjithë përveç Taulantit i cili qeshte, sygjeron se Basha e përdori demaskimin e Toyota Yaris-it publikisht si metodë negocimi pikërisht me Taulant Ballën.
Pra, shancet janë këta të dy kanë qënë ortak bisnesi dhe korrupsioni për një kohë relativisht të gjatë. Thjeshtë tashti çdo gjë po del hapur dhe po qartësohet.
Këshillë për Taulant Ballën; mos u shqeteso shumë për kandidatin e Lulit apo kandidatin e “anti-Amerikanëve”, por fokusohu tek vetja se je ekspozuar shumë këto kohët e fundit, dhe këtu nuk kam parasysh qarqet në Shqipëri!!