Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“TOYOTA YARIS”/ Artan Hoxha zbulon SMS-në që mori zyrtari i Policisë një ditë para se Basha të denonconte në Parlament 5 milionë eurot

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Opinion” mesazhin që ka marrë një zyrtar i Policisë së Shtetit një ditë para se Lulzim Basha të denonconte në Parlament se në Shqipëri do të futeshin nëpërmjet një makine “Toyota Yaris” 5 milionë euro.

Në mesazhin që mori zyrtari i policisë, tregohej targa e karrotrecit që po sillte makinat në Shqipëri dhe emri i shoferit, ku nëpërmjet këtij informacioni policia bëri të mundur sekuestrimin e 3.4 milionë eurove.

Hoxha: Mesazhi që i ka shkuar Policisë së Shtetit në datën 20, një zyrtari të policisë.

Fevziu: Një ditë para se Basha ta bënte publike

Hoxha: Desha të informoj për diçka me rëndësi sonte nga darka, në njërën nga pikat e kalimit kufitar, Durrës, ose 90% Hani i Hotit ose Muriqan, pritet të futet një karrotrec me disa mjete të ngarkuara dhe njëri nga mjetet ka të fshehur një sasi të madhe parash të një klani trafiku. Karrotreci është me targë AA 120 SP. Jam i Shërbimit Informativ, por desha të ngelem anonim, ndaj po ju tregoj juve”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img