Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori”, në Gjirokastër. Paraprakisht mësohet se një mjet tip “Toyota”me drejtues shtetasin N. K., 42 vjeç, ka përplasur një 14 vjeçare, shtetasen H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili shkaktoi aksidentin.
Gjirokastër/ Informacion paraprak:
Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur shtetasen(këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.