Hapësire reklamuese

Bota

Toto Rina, bosi mafioz 84 vjeç ndërron qeli, ikën nga Parma

Shkruar nga Newsbomb

Bosi i Koza Nostrës në Itali, Toto Rina, i cili që nga prilli i vitit të kaluar është mbajtur në një regjim të lartë sigurie në burgun e Parmas, ka ndërruar vendburgim të shtunën e kaluar, raportojnë mediat italiane. “Situata është e rëndë, thotë avokati i tij Luca Cianferoni, i cili mbron Rinën dhe mikun e tij Antonio Malago, - dhe konfirmon absurdin e kushteve në të cilat Toto Rina po mbahet në paraburgim”.

Ai nuk flet për gjendjen shëndetësore të klientit të tij “për respect të privatësisë” se këtij të fundit. Por shumë herët avokatet e tij kanë denoncuar publikisht se bosi korleonez ka qenë shumë i sëmurë.

Toto Rina 84 vjeç, vuan prej vitesh me problem zemre. Ka pasur atake kardiake, ka pasur ndërhyrje me operacione, ka problem me parkinsonin e të tjera. 

Sondazh

Poll