Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Torturoi të burgosurit dhe mori rryshfet nga “koka” e trafikut të drogës, komandanti i policisë arrestohet nga kolegët e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Meksikës ka arrestuar një ish-zyrtar policie pasi akuzohet për tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve. Ngjarjet kanë ndodhur gati 10 vite më parë kur ai ishte në detyrë.

Cardenas Palomino u arrestua në periferi të Meksikës me akuzat se ai torturoi një të dyshuar për rrëmbim në 2012.Ish-komandati i policisë, Luis Cardenas Palomino, u konsiderua si krahu i djathtë i ish-sekretarit të sigurimit Genaro Garcia Luna.

Luna tani po akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në SHBA.

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar ish-komandantin e policisë për pranim rryshfeti nga karteli i drogës Sinalo, dikur i drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se García Luna mori dhjetëra miliona dollarë ryshfet për të mbrojtur kartelin Sinaloa të Guzman.

Më shumë

spot_img
spot_img