Hapësire reklamuese

Rajoni

TORNADO bën NAMIN në Greqi, shkatërron ndërtesat dhe hedh çatitë e makinat në ajër (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Momenti kur tornado godet fabrikën në Kallamata

Një tornado e fuqishme ka goditur në qytetin e Kallamatës në Greqi ditën e djeshme duke shkaktuar dëme të shumta financiare.

Fatmirësisht tornado nuk ka kaluar në zonën e banuar të qytetit, por ka goditur një fabrikë dhe disa ndërtesa të tjera industriale duke i shkatërruar thuajse plotësisht. Mediat greke raportojnë për dëme të shumta financiare, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Në videon më poshtë duket fuqia e madhe e tornados që shkatërron ndërtesën madje raportohet se ka ngritur në ajër edhe makinat që ndodheshin në parking.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu