Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Tolerancë zero”, Gledis Nano porosi Policisë së Shkodrës: Punoni që të meritoni vendin e punës! Të zbardhen ngjarjet kriminale dhe të arrestohen autorët

Shkruar nga Newsbomb
“Tolerancë zero”, Gledis Nano porosi Policisë së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ditën e sotme mori pjesë në takimin e zhvilluar në Shkodër ku u analizua puna vjetore e Drejtorisë Vendore të këtij qyteti dhe asaj Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.

Gjatë fjalës së tij Nano vlerësoi strukturat vendore të Policisë të cilat operojnë në  këtë qark për punën e bërë gjatë vitit 2021.

Ai ka kërkuar dominimin e situatës kriminale nga forcat e policisë dhe theksoi se toleranca do të jetë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhëton parimet dhe kolegët.

Më tej, Nano është ndalur në  masat që duhen marrë për vitin 2022, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, dhe për këtë puna duhet të fillojë që në këto momente, me marrjen e informacioneve për personat që përgatiten për të kultivuar bimë narkotike, për goditjen e atyre që futin fara në mënyrë kontrabandë dhe i shesin me qëllim kultivimin e tyre, për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, krimin e rrugës, si dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve, të cilat mund të çojnë në pasoja për jetën e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm është ndalur edhe te masat parandaluese që duhen marrë në pikat e kalimit kufitar, për parandalimin e krimeve ndërkufitare, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike, të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta dhe të kontrabandës.

Ndër të tjera ai ka kërkuar një bashkërendim të punës midis Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, por dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, që të koordinojnë veprimet me njëra-tjetrën, të grumbullojnë informacion, të bëjnë analiza risku dhe të godasin sa më ashpër, me zero tolerancë, këdo që tenton të kryejë këtë veprimtari kriminale.

“Kërkoj nga të gjitha strukturat tuaja, më shumë angazhim e përkushtim, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj çdo veprimtarie kriminale. Puna me ndershmëri e përkushtim ka vetëm një medalje, atë të mirënjohjes së qytetarëve, ndaj punoni që ta meritoni”, tha Nano.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll