Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Topi i Artë/ Kur legjenda e Shqipërisë ishte në mes 30 më të mirëve të futbollit, krah Ruud Gullit dhe Marco Van Basten

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lionel Messi fitoi mbrëmjen e djeshme për herë të 7-të në karrierë Topin e Artë, trofeun individual më të lakmuar në botën e futbollit.

Për futbollistët shqiptarë përfshirja në 30 më të mirët e këtij sporti mbetet ende një tabu, megjithëse atë e ka arritur një prej legjedave të futbollit tonë. Bëhet fjalë për Sokol Kushtën, ish-lojtarin e Flamurtarit, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare.

Në vitin 1987, Kushta ishte në mes 30 më të mirëve të botës krah emrave të mëdhenj si Marco Van Basten, Emilio Butragueño dhe Ruud Gullit, me këtë të fundit që u shpall edhe fitues i çmimit, teksa në atë kohë luante me italianët e Milan.

Sokol Kushta arriti të merrte vetëm 1 pikë, po aq sa edhe Alessandro Altobelli i Inter apo legjenda gjermane Rudi Voller, që në atë vit luante për Romën, por futja e tij mes 30 më të mirëve është një arritje e madhe për vetë Kushtën dhe futbollin shqiptar të asaj kohe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img