Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Topalli tregon pse hyri në politikë dhe çfarë i tha Joseph Borrell kur e takoi në Parlamentin Europian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0fc91e3fee898c5284bad373513a8739

Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’, gjatë një interviste në “Me Bledin” në RTSH, ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj personale.

Ish-kryeparlamentarja tregoi një episod me përfaqësuesin aktual të BE në Ballkan për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë.

Gjatë bisedës së ngrohtë, Topalli ka treguar se si dhe pse hyri në politikë, ndërkohë që kishte studiuar për matematikë dhe i ishte përkushtuar asaj.

Topalli: Isha kryetare kuvendi dhe shkova në Parlamentin Europian. Kryetar parlamenti ishte Joseph Borrell, dhe mbasi bëm takimin, ai kishte lexu CV-në time dhe më tha që jeni ndër të parët politikanë që keni studiuar matematikë. Unë u përfshiva në politikë si e pafajshme, me idealizëm të madh se ky vend do bëhet më mirë.

Strakosha: Pse jeni zhgënjyer?

Topalli: S’dua ta them zhgënjim, por është shumë vështirë. Një natë më mori në telefon një shoqe e imja që është e majtë që voton gjithmonë PS-në, por më pas më votonte mua. Dhe ajo më tha një ditë: Jozefinë, çfarë kemi ne shqiptarët që nuk bëhemi si Europa, si perëndimi?

Ne na mungon kultura e shtetit, nuk kemi histori demokracie apo parlamentarizmi shumë vjeçare. Ne po përpiqemi që të rikuperojmë shekuj të humbur gjatë historisë sonë. Të rinjtë shqiptarë kur dalin jashtë kanë histori suksesi, ndërsa po të ishin këtu s’do kishin shansin, seopse mungon meritokracia. Por shqiptarët janë më të bukurit dhe më interligjentët. Nuk është faji i tyre, është faji jonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img