Hapësire reklamuese

Politikë

Topalli tregon 2 qarqet ku do kandidojë dhe sulmon Bashën: Vendi i duhet kryeministër që nuk shton vilat në kohë tërmeti

Shkruar nga Newsbomb
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka treguar 2 nga 4 qarqet ku do kandidojë, duke u shprehur se deri më tani ka zgjedhur Shkodrën dhe Fierin.

Ish-kryeparlamentarja në një intervistë për Top Channel tha se vendosi të kandidojë në qarkun ku historikisht ka marrë mandatin e deputetes, ndërsa shtoi se po punon për mbylljen e listave në qarqe.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën. Do jem në Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që s’e kam vendosur ende”, u shpreh Topalli.

Ajo nuk la pa sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se ka shtuar vilat në kohë tërmeti, ndërsa e akuzoi se me Ramën e lidhin oligarkët.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga pandemia. Historia e Ramës dhe Bashës është e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari që duhet larguar me emergjence është Edi Rama, se ai e ka kapercuar vijën e kuqe. Por përherë gjendet një oligark për ti bashkuar te dy, të tre në fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu