Hapësire reklamuese

Aktualitet

Topalli sulmon Tahirin në Kuvend, e akuzon si mik me Shullazin

Shkruar nga Newsbomb

Në diskutimin në Kuvend, ish kryetarja e Parlamentit në fjalën e saj ka sulmuar ministrin e Brendshëm duke e akuzuar për lidhje me krimin.

Topalli e ka cilësuar alarmante situatën në këtë vend ku sipas saj nuk ka më shpresë për shkak të pasigurisë dhe mjerimit. Deputetja e Shkodrës ka thënë gjithashtu se shkak për këtë është kryeministri Edi Rama.

“Në seancën e parë që erdhëm pas 6 muajsh bojkoti, seanca e parë e sesionit të ri më parë u mbyll sesa u hap. Të gjithë duhet të mbyllnin gojën dhe të kishte një kod heshtje. Kjo seancë vinte pas disa ditëve kur shoqëria shqioptare ishte tronditur nga tritoli, nga gjetja e laboratorit të kokainës, nga vrasje, aksidentet nga mjerimi varfëria. Dhe njerëzit thonë ku shkojmë? Apo e vetmja shpresë është që të ikim jashtë, duke shumëfishuar kërkesat për azil. Këtu u përmend fjala reformë. Ne kemi dëgjuar fjalën burg” tha Topalli

“Burg vërtetë për kriminelë? Burg për kë? Pse eshtë burgu për ata që janë të varfër dhe për ata që s’kanë mbrojtje? Ku janë trafikantët? Ku janë kokat? Pse nuk flisni? Si ka mundësi që ministri i Brendshëm ndërhyn nëpër TV dhe kërkon llogari? Ne s’jemi naivë. Si ka mundësi të bëhet trafik në rrugë nacionale?”pyeti Topalli.

“Çfarë burrash jeni ju për Shullazin. Ju e dini që është mik i ministrit. Anëtari i atyre që u arrestua është kushëri i “Hakmarrjes për Drejtësi” tha deputetja PD

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu