Hapësire reklamuese

Politikë

Topalli sulmon Bashën: I shitur te Rama, ka bërë pazar për mbylljen e listave

Shkruar nga Newsbomb
Jozefina Topalli

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si i shitur te Rama, ndërsa shtoi se Basha ka bërë pazar me kryeministrin për mbylljen e listave.

Ajo tha se goditja që Gjykata Kushtetuese do t’i japë Kodit Zgjedhor është goditja e pazarit të Bashës me Ramën, ndërkohë që u shpreh se do të bashkëpunojë me Astrit Patozin për të fituar zgjedhjet.

“Ka një mijë arsye të tjera të Kodit Zgjedhor qe duheshin çuar në Gjykatën Kushtetuese sepse në fakt marrëveshja ose pazari i fundit dhe me dëmin më të madh ndaj lirisë së votës dhe lirisë së zgjedhjes është pazari që kanë bërë dy kryetarët e partive në opozitë dhe në qeveri për të çimentuar pozicionet e tyre jo vetëm për të bërë monopol forcat politike kryetarë të të cilave ata quhen, por për të bërë monopol edhe skenën e re politike për të shtuar pengesat për cdo lëvizje të re.

Mandatet tona do të shkojnë tek demokratët, tek  cdo qytetar që është kundër korrupsionit, që është kundër 3 kryetarëve dhe që beson se një alternativë tjetër e bën këtë shqipëri më të mirë, më pak të korruptuar”, tha Topalli në Vizion Plus.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu