Hapësire reklamuese

Politikë

Topalli në ‘qytetin e Ramës’, ZBULON se me cilën parti të madhe do i bashkojë mandatet dhe thumbon Bashën: S’duhet të pranojmë kunatin e shokut Xhemal

Shkruar nga Newsbomb
Topalli në ‘qytetin e Ramës’, ZBULON se me cilën

Kryetarja e partitë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka vizituar sot Vlorën, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ka prezantuar planin e saj për 25 prillin.

Ish-kryeparlamentarja demokrate është pritur në qytetin bregdetar me këngë polifonike, teksa ka treguar se me kë parti do t’i bashkojë mandatet që do të marrë. Topalli tha se mandet e fituata nga “Lëvizja për Ndryshim” do kalojnë djathtas pasi në vetëvete kjo parti është e djathtë, madje siç tha ajo, “më e djathtë se vetë PD-ja”.

Nga “qyteti i Ramës” Topalli krahas kryeministrit dhe Metës nuk nguroi të ironizojë edhe Bashën, duke thënë se sot shqiptarët nuk duhet të pranojnë si realitet konceptin e “kunatit të shokut Xhemal”.

Jozefina Topalli: Dikush ka menduar të rrijë në shtëpi se vota e tij nuk ndryshon gjë. Nuk ka gjë më të gëzueshme për tre oligarkët që ju të qendroni në shtëpi dhe mos të jepni një votë proteste. Nuk ka ndodhur kurrë që në tre dekada të ketë një numër kaq të lartë të të pakënaqurve me politikanët, për shkak të korrupsionit të madh. Ndryshimet e mëdha kërkojnë guxim për të marrë vendime të forta. Për të mbyll një kapitull të tranzicionit dhe për të hapur një kapitull të ri. Më pyesin se çfarë do të bëni me mandatet që do të merrni. Habitem kur e dëgjoj këtë, por dua të them që numri më i madh i demokratëve është jashtë PD-së. Vitet e fundit unë nuk gjej aty asnjë vlerë, asnjë frymëzim. Ata mendojnë se i kanë prona forcat e tyre politike, por politikë nuk hyjmë për axhenda familjare apo personale. Politika është shymë serioze. Bashkë me kolegët e mi këtu, kemi marrë një vendim që besoj se do e kthejë “Lëvizjen për Ndryshim” në faktor të rëndësishëm. Mandatet tona do i çojmë djathtas sepse ne jemi demokratë e vërtetë, do i çojmë djathtas sepse jemi demokratë. Ne jemi në funksion të popullit, jo në funksion të kunatit. Më herët talleshim me kunatin e shokut Xhemal, tani është e turpshme që të pranojmë sërish si realitet modern kunatin e shokut Xhemal.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu