Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Topalli: Kush ka menduar që do rrija duarlidhur, ka gabuar. Opozita dogji mandatet duke i ikur betejës, nga frika

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

71d0d5edde839085d4618dc53ba20979

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se vendi është në një situatë të vështirë ekonomike, dhe një nga arsyet është sepse opozita e braktisi vendin duke ikur nga parlamenti dhe duka ia lënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

Ajo tha në emisionin “Spotlight” se çdokush që ka menduar se ish-kryeparlamentarja nuk do të reagonte, ka gabuar.

E si gjithnjë, kritike me opozitën dhe kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e konsideroi frikacak dhe me mungesë besimi në vete.

Topalli: Kthimi në pronarë të kryetarëve të politikës dhe monopolizimi i tyre më kanë bërë që dal më vete. Shqipëria është në varfëri ekstreme. Vendi po përjeton një minë me sahat, dhe në këto kushte, që po boshatiset nga të rinjtë, sigurisht njerëzit duhet të reagojnë. Kush ka menduar se unë do rrija duarlidhur, ka gabuar. Unë nuk jam kundër PD-së, sepse unë në një farë mënyrë identifikohem me PD-në, për parimet dhe vlerat që unë kam hyrë në PD. Në 1997 vendosa të ndihmojë të ngrija PD-në si një forcë politikë që donte t’i bënte mirë vendit. Opozita ka humbur vlerat morale dhe kurajon dhe betejën e ashpër që duhet të bënte me një pushtet që ka arritur majat më të larta të korrupsionit. Ikja është frikë, është mungesë përballje, është mungesë besimi te vetja. Basha i iku betejës kur dogji mandatet. Këto janë disa nga shkaqet që unë jam jashtë, angazhimi në opozitë kërkon burra dhe gra të përkushtuar që nuk i ikin betejës. Në PD kishte kohë që nuk bëhej mbledhje, nuk bëhej votim, nuk mblidheshin strukturat, nuk kishte forume. Dhe nuk mund të rrija më aty.

Më shumë

spot_img
spot_img