Deputetja e PD-së, Jozefina Topall, e ka quajtur alarmante përfshirjen e majorit të Forcave të Armatosura Shqiptare në trafikun e drogës. Topalli i kërkoi dorëheqjen ministres Kodheli, drejtpërdrejt nga salla e Kuvendit .“Majori mori leje nga ministria e Mbrojtjes, çfarë prisni që Mimi Kodheli të japë dorëheqjen, kur ushtria përfshihet në trafik droge”- tha deputetja e PD-së.
E menjëhershme ishte edhe përgjigjia e ministres, duke i kujtuar deputetes së PD-së se dhëndri isaj, dikur bënte shëtitje me mjetet e flotës detare.
“E dini pse mungonte nafta zotërinj në kohën kur unë erdha në zyrën e ministrisë së Mbrojtjes? Sepse përveçse abuzohej me të, dhëndri i zonjës shëtiste dhe bënte vidioklipe me mjetet e flotës”-tha ministrja Kodheli.
Majori shqiptar humbi jetën pas përplasjes së helikopterit që po transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës.