Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Topalli ia thotë “në sy” Gjekmarkajt: Nuk ke asnjë kontribut në PD! S’më bëjnë përshtypje fjalët e tua, ti ishe kandidat i Bashës dhe shfaqeshe si analist (DEBATI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është përfshirë në një debat të fortë me kandidatin e PD-së Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”.

Ajo i ka thënë Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontribut në PD, ndaj fjalët e tij nuk i interesojnë. Sipas saj, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, porn ë studio shfaqej si analist.

Topalli: Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i kandidatëve të Bashës nuk është Edi Rama, por Jozefina Topalli. Janë detyruar të thonë se Jozefina është e shitur te Rama, po dëmton PD-në. Agroni ka kohë që e bën, para se të siguronte mandatin e deputetit në Lezhë.

Agron i dashur, mua nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që nuk ka asnjë kontribut në PD. Të më thuash mua se nuk sulmoj Edi Raman, më vjen për të qeshur se jeni me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat më të rënda.

Gjekmarkaj: Unë kam folur më shumë se ju. Respekti personal nuk më lejon që ta kaloj etikën por nuk më pengon të them disa të vërteta. Nuk besoj se keni një staturë kaq të madhe për të folur mbi raportet e mia me Bashën.


Më shumë




spot_img








spot_img