Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

TOPALLI e fyer nga formulari, ‘shuplakë’ kryedemokratit: Ka dobësuar opozitën! Sa të jetë Basha, nuk kthehem në PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1f916e1a959c0805122e38dff97964b1

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, në një intervistë për A2, u shpreh e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim.

Sipas saj, PD po përdor standard të dyfishtë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra. Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk duhet të çuditesh kur ka disa standarde në procese të caktuara që për mua nuk janë thelbësore, por formale”, tha Jozefina Topalli.

Ish-kryeparlamentarja akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka dobësuar opozitën dhe shtron nevojën e një lëvizje të shqiptarëve për të sjellë ndryshim. Por lëvizje, nuk do të thotë për Topallin krijimi i një partie te re politike.

“Nuk kam dëshirë të hyj apo të krijoj parti politike. Dëshira ime është të krijohet një lëvizje për ndryshim pasi ka një të vërtetë të madhe. Nëse gjërat shkojnë keq duhen ndryshuar.Rotacioni mes tre personave që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin nuk kanë sjellë ndryshim. Është riciklim”, tha Topalli.

Më tej, ish-kryetarja e Kuvendit përsëriti disa herë se kryedemokrati ka bashkëpunuar me kryeministrin për interesa personale përkundër kauzave të opozitës dhe paralajmëroi se nuk do kthehet në PD, sa kohë Lulzim Basha do të jetë në krye të saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img