Hapësire reklamuese

Politikë

Topalli befason, kë votoi Bashën apo Selamin? Zbulon ku e vuri “kryqin e madh”

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputetja e PD Jozefina Topalli ka zbuluar për herë të parë për kë e dha votën e saj në zgjedhjen e kryetarit të ri pas zgjedhjeve të 25 qershorit, me kandidatë Eduart Selamin dhe Lulzim Bashën.

Topalli tha se nuk votoi për asnjërin prej tyre. E pyetur nëse ka votuar Bashën, ish deputetja u përgjigj “Jo”. E njëjta përgjigje ishte edhe kur u pyet për për Selamin. Në fletë “ishte një kryq të madh”, tha Topalli.

 Pse nuk firmosët te lista e kritikëve të Bashës për ringritjen e PD-së?

Jo s’ke për ta parë ndonjëherë emrin tim në firma dhe në gjëra të tilla. Unë kam pasur rezerva për mënyrën e ushtrimit të pushtetit. Nuk e kam fshehur kurrë. Unë kam reaguar publikisht kundër mënyrës se si Basha bënte opozitë. Ai është i rremë në paraqitje. Është i rremë, kur tha që me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje”, tha Topalli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu