Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Top Channel e akuzoi për lidhje me njerëzit e Putinit, Balla i drejtohet Kryemadhit: Si ka mundësi që gjendesh në këto dokumente, me kë je aksionere?

Lajme të ngjashëm

Televizioni Top Channel publikoi dje disa dokumente, ku thonin se janë autentike dhe provojnë lidhjet e Monika Kryemadhit me kompani të cilat janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi.

Lidhur me këto dokumente ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se Kryemadhi duhet të dalë në një deklaratë për mediat dhe të japë shpjegime.

Teksa ka prashtruar disa pyetje Balla theksoi se është Kryemadhi ajo e cila duhet të dalë dhe të shpjegojë këto çështje.

“Pesë vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt për një çështje që ka të bëjë thellësisht me sigurinë kombëtar dhe lidhet me faktin se edhe Shqipëria ka qenë vunerabël dhe target i penetrimit të financimeve të paligjshme nga kompani guacka ofshore të cilat financonin parti politike apo politikanë.

Ajo që ka zbuluar Top Channel dje, e djeshmja është një panaromë e plotë skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini e cila përmes oligarkëve përfitues të fondeve nga Putini të kenë financuar politikanë të caktuar në vende në Europë. Një rast u zbulua në Gjermani, Itali dhe më shumë në vendet e rajonit tonë por edhe në vendet e ish bllokut komunist.

Lidhja me politikanë të caktuar  dhe për të krijuar një zonë prodhues në këtë vende. Kthehemi te rasti në fjalë. Janë disa pyetje që unë mendoj vetë Kryemadhi duhet të kishte dalë dhe të sqaronte këto ceshtje. Si ka mundësi që gjendesh në këto dokumenta zyrtare rezulton se je aksionere  se në momentin që je perfitues devidenti je aksioner. Ne momentin që transferohen në llogarinë tënde para je aksioner. Por aksioner me kë? Aty le të japin emra. Unë nuk dua të bëj prokurorin por mendoj se në këtë rast vetë personi, duhet të dalin vetë në një komunikim publik”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë, theksojmë se menjëherë pas transmetimit të këtyre dokumentave nga Top Channel reagoi edhe Kryemadhi e cila akuzoi televizionin se financohet me para të vjedhura nga shqiptarët. Ajo paralajmëron dhe një përballjen në gjyq.

“Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”, tha ajo.

LEXO EDHE: Top Channel e akuzon për lidhje me njerëzit e Putinit, Monika Kryemadhi paralajmëron gjyq


Më shumë