Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Toni Gogu zbulon arsyen se pse PS nuk ngre komision hetimor për "McGonigal"

Shkruar nga Newsbomb
Toni Gogu zbulon arsyen se pse PS nuk ngre komision hetimor për

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, tregoi zrsyen se pse mazhoranca nuk pranon ngritjen e një Komisioni Hetimor për “Mc Gonigal”.

I ftuar në studion e Report Tv, Gogu tha se kërkesa e opozitës është rrëzuar nga mazhoranca pasi del jashtë veprimtarisë parlamentare. Sipas Gogut kjo është një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, e hetuar dhe e gjykuar nga një prokurori dhe gjykatë e huaj.

“Ajo çfarë ne kemi bërë deri tani është debati parlamentar. Në ditën 1 kemi thënë kjo është jurisprudenca kushtetuese, objekti duhet të jetë në përputhje me jurisprudencën, duhet të jetë specifik, s’duhet te kalojë jashtë veprimtarisë parlamentare. Po marr një, McGonigal. Një vepër penale e bërë në një juridiksion të huaj, nga një ish funksionar i huaj, e hetuar nga një prokurori e huaj, e gjykuar nga një gjykatë e huaj.

Ky parlament cilin ligj do përmirësojë, si vepron FBI me zyrtarët e vet, cilin kontroll parlamentar do përmirësojë, se si FBI duhet të ushtrojë më mirë veprimtarinë e vet. Apo duam të marrim kompetencat e organeve ligj zbatuese shqiptare, që nëse në atë dosje paska një veprimtari të jashtëligjshme ta hetojmë ne se nuk e heton dot SPAK e Dumani me kolegët e vet nuk po bëjnë punë e mirë dhe ta ndihmojmë ne”, tha Gogu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese