Hapësire reklamuese

Politikë

Tomorr Alizoti ia thotë në sy Bashës: Po shkuam në Foltore, ju të kryqëzoni! Mos i pengo deputetët, përplasja është mes teje dhe Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Tomorr Alizoti ia thotë në sy Bashës: Po shkuam në Foltore,

Një tjetër deputet demokrat ka dalë kundër Lulzim Bashës për mënyrën se si kryedemokrati po e drejton Partinë. Ai është Tomorr Alizoti, i cili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së paraditen e sotme, i ka thënë Bashës se nuk mund t’i ndalojë deputetët të shkojnë në Foltoret e Sali Berishës.

Sipas tij, përplasja ëhstë mes Bashës dhe Berishës, ndaj kryetari i PD-së duhet të mos i kryqëzojë deputetët që zgjedhin t’i bashkohen mbledhjeve të ish-kryeministrit, teksa shtoi se institucionet janë e vetmja zgjidhje që PD të mos rrezikojë ekzistencën si parti.

“Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale. Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje. Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.