Hapësire reklamuese

Politikë

Tomorr Alizoti bën prezantimin në Berat si drejtues politik i PD-së: Këtë herë t'i bëjmë gjërat më mirë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit do të jetë Tomorr Alizoti.

Ditën e sotme ai është prezantuar nga nënkryetari Edmond Spaho.

Gjatë fjalës së tij për banorët e kësaj zone, Alizoti u shpreh se këtë herë gjërat do t'i bëjnë më mirë, me energji dhe vendosmëri.

“Kam ardhur me energji dhe vendosmëri. Mund të kemi gjatë rrugës mërzitje, është një beteje me një kast 70-vjeçar që nuk ka hequr rrënjë nga Shqipëria. Duhet që këtë herë ti bëjmë gjërat më mirë. Nuk ka grup në botë që nuk ka disiplinë. Duhet ta bëjmë këtë gjë për veten tonë. Ju falënderoj”,- tha Alizoti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.