Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tom Doshi është parë të hyjë në selinë e PS-së? Përgjigjet Balla: Ka hyrë edhe Meta në… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19ee0ec517383ab248aaf8b5be3dab74

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur nëse Tom Doshi ka ende ndikim në disa drejtori të rëndësishme në Tiranë dhe në Shkodër.

Balla u përgjigj duke thënë se Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste, që prej vitit 2015.

“Ju këtë pyetje ma keni bërë edhe në vitin 2015, kur ish-deputeti Tom Doshi me vendim të grupit është përjashtuar nga PS-ja, dhe dua t’iu them pyesni kryetarin e partisë së zotërisë për këtë.

PS jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të figurave, duke hapur partinë edhe ndaj djemve dhe vajzave të reja, që kontributin e tyre ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë. Për çështje që lidhen me persona të partive të tjera, pyesni ata persona”,- tha ai

Më pas gazetarët insistuan duke i thënë që Tom Doshi është parë të hyjë në selinë e PS-së, për të takuar Edi Ramën gjatë vitit 2019.

“Në selinë e PS ka hyrë në 2015-tën dhe Ilir Meta, e vetmja aleancë që ne kemi në këto zgjedhje është ajo me qytetarët, e realizuar përmes bashkëqeverisjes”,- tha Balla.

Më tej Balla foli edhe për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku deklaroi se nuk gjen dot asnjë arsye për faktin se pse Partia Demokratike nuk është dakord që testimi për votimin elektronike për zgjedhjet e 25 prillit të mbahen në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Balla u shpreh se shpreson që fushata të vazhdojë në mënyrë normale.

“Komentet tona janë të qarta, dhe s’do vazhdojmë më me këto diskutime. Është e qartë se disponibiliteti ka qenë që të testojmë teknologjinë e një zone që mos të dështojë ky proces dhe mos të pengojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Nuk e gjej dot arsyen se pse PD s’do që të testohet në Tiranë. Jemi në kushtet e zhvillimit të një para fushatë normale. Uroj që gjithçka të vazhdoj kështu. Nëse i referohemi 2017- 2019, PD dhe LSI që kanë shprehur interes që të futen në zgjedhje, madje një pjesë janë regjistruar. Ndaj në këto kushte, partitë kanë detyrim që të respektojnë normat dhe rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik”,- tha ai.

Më pas Balla u shpreh se PD dhe LSI nuk duan që emigrantët të votojnë.

“Tjetër çështje është edhe ajo e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. PD dhe LSI nuk duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë. Nuk e kuptoj. Uroj të implementohet gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ dhe vota e tyre të numërohet”, tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img