Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Tom Doshi, ballafaqim i dytë në Prokurori me Durim Bamin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Tom Doshi mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të përballet për të dytën herë me Durim Bamin, ‘’vrasësin me pagesë’’ që sipas Doshit nuk e kreu ekzekutimin ndaj tij.

Pas ditës së djeshme, ku ata u përballën në Prokurori dhe ku u lanë vetëm momente të caktuara për të parë reagimet mes njëri-tjetrin, sërish ekspertët e hetimit kanë menduar t’I rithërrasin. Nuk dihet se çfarë ka patur të re ditën e djeshme, për shkak të sekretit hetimor, por fakti që ata janë thirrur përsëri, tregon se prokurorët nuk kanë qenë edhe aq të bindur me ç’u ka rezultuar dje nga takimi. Bami që është i arrestuar, pas tentativës së tij për t’u larguar drejt Malit të Zi, e ka hedhur poshtë dëshminë që ka bërë në videon e Doshit.

Tom Doshi, i pakënaqur me mënyrën si po zhvillohet hetimi, ka kërkuar ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë hetimorë. Mësohet se telefoni i Tom Doshit është vënë në përgjim. 

Ditë më parë deputeti Doshi ka nisur akuzat e tij kundër kreut të Kuvendit Ilir Meta, se ka porositur vrasjen e tij. Sipas Doshit ndërmjetësi ka qenë Fajton Skënderi, i cili ka gjetur Durim Bamin për ta kryer vrasjen. Por Doshi ka thënë se Bami është penduar, duke mos kryer ekzekutimin dhe duke u rrëfyer në zyrën e Doshit për gjithçka ka ndodhur.

Doshi ka bërë publike edhe emrin e deputetit Mhill Fufi, I cili është përmendur nga Bami, me qëllim që edhe ai të ekzekutohej.

Deri më tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pyetur një sërë politikanësh të rëndësishëm por edhe të tjerë, fare të panjohur. Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Sali Berisha, Mark Frroku, Dritan Prifti, Monika Kryemadhi, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi, Durim Bami etj janë disa nga emrat që kanë dhënë dëshmitë e tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img