Hapësire reklamuese

Showbiz

Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Shkruar nga Newsbomb
Tom Brady dhe Gisele Bundchen njoftojnë divorcin pas 13 vitesh martesë

Një nga çiftet më të dashur për publikun në SHBA, Tom Brady dhe Gisele Bundchen janë divorcuar pas 13 vitesh martesë. Mbrojtësi i ekipit të “Tampa Bay Buccaneers” dhe modelja braziliane, të cilët u martuan në 2009, konfirmuan ndarjen në rrjete sociale.

Në postimet e tyre, Brady dhe Bundchen shprehën mirënjohjen e tyre për kohën që kaluan së bashku dhe që vendimi i tyre është marrë miqësisht.

“Ne jemi të bekuar me fëmijë të bukur dhe të mrekullueshëm që do të jenë në qendër të jetës sonë në çdo mënyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si prindër që të sigurojmë gjithmonë dashurinë e tyre dhe vëmendjen që kanë nevojë.”, shkroi Brady.

“Prioriteti im kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë fëmijët e mi, të cilët i dua me gjithë me zemër. Ne do të vazhdojmë të bashkëprindërojmë që t’i japim atyre dashuri, përkujdesje dhe vëmendjen që ata meritojnë”, tha Bundchen.

Bradly e quajti situatën “të dhimbshme dhe të vështirë” dhe tha që ai dhe Bunchen “vetëm urojnë më të mirën për njëri-tjetrin teksa ndjekim çfarëdo që kapitulli i ri i jetës sonë ka shkruar për ne”.

“Vendimi për t’i dhënë fund një martesë nuk është kurrë i lehtë dhe ndihem i bekuar për kohën që kaluam bashkë dhe vetëm uroj më të mirën për Tom”, tha Bundchen. Lajmi i ndarjes vjen pas spekulimeve për lidhjen e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll