Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Tokë e zanme’, si plasi sherri mes 23-vjeçarit dhe vëllezërve; prej dy javësh kishin ardhur nga Peqini, vendosën gurë të vendi i parkimit (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Është zbardhur me detaje ngjarja e sotme e ndodhur në lagjen nr.12 në Durrës. E gjitha ka nisur rreth orës 20:00, në kufi të orës policore.

I riu 23-vjeçar Flamur Çerma parkoi makinën, por 45-vjeçari Zyber Juba i ka kërkuar atij që ta heqi makinën pasi ata e kishin zënë vendin me gurë për makinën e tyre. I riu nuk ka pranuar dhe ka nisur konflikti, ku ka ndërhyrë dhe vëllai i Jubës, Ergesi.

Pasi e kanë rrahur fizikisht dhe me sende të forta, Ergesi shkoi sipër në shtëpi, mori pistoletën dhe e qëlloi. Nëna e tij u gjend aty dhe në mbrojtje të djalit të saj u plagos edhe ajo në këmbë. Të dy nënë e bir gjenden në spital duke marrë mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Dy vëllezërit kishin vetëm 2 javë që ishin zhvendosur nga Peqini me banim në lagjen nr. 12 në qytetin bregdetar. Policia fillimisht arrestoi njërin nga dy vëllezërit Zyber Jubën dhe rreth 2 orë më pas Ergesin, i cili ishte personi që qëlloi me pistoletë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll