


“Toka po pushon”, kështu e hap videon e tij Kastro Zizo, një projekt i realizuar duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet vendi prej Covid-19, përmes të cilit përcjell mesazhe reflektuese.
“Jemi munduar t’ju japim copëza shpirti nga Shqipëria jonë e bukur. Me sloganin ‘Tani mund të dëgjojmë malet’”, shkruan Kastro krah videos, ndërsa në të thyhet se jemi në këtë situatë për shkak se njerezit kanë gabuar diku.
Në këtë video paraqiten pamje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Ne kuader te projektit “Kartolinat e qyteteve te Shqiperise” AIQ erdhi natyrshem per tju dhene pak caste reflektimi nga e gjitha kjo. Jemi munduar tju japim copeza shpirti nga Shqiperia jone e bukur. Me sloganin ” NOW WE CAN HEAR THE MOUNTAINS”, shkruan mes të tjerash Kastro.