Toka po hyn në fazën e re të zhdukjes masive që mund të shfarrosë gjithë njerëzimin

Publikuar tek: bota, më 17:37 20-06-2015 Toka po hyn në fazën e re të zhdukjes masive që mund të shfarrosë gjithë njerëzimin

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Toka po hyn në fazën e gjashtë të zhdukjes në masë, çka mund të fshijë nga faqja e dheut gjithë njerëzimin.

Sipas tyre, humbja e kafshëve të mëdha, të tilla si arinjtë polarë dhe elefantët, me rritme 100 herë më të shpejta normalja, është fillimi i një katastrofe globale.

Ekspertët shprehen se pa masa të shpejta për të rivendosur habitatet, për të shpëtuar kafshët e kërcënuara dhe për të ndalur ndryshimet kilmaterike, humbja e biodiversitetit mund ta godasë njerëzimin në tre brezat e ardhshëm.

“Pa dyshim që po hyjmë në fazën e gjashtë të zhdukjes së madhe. Ne po sharrojmë degën në të cilën jemi ulur vetë”, thotë profesori Paul Ehrlich i Universitetit të Kalifornisë.

Në shekullin e fundit, vertebrorët kanë humbur me rritme 114 herë me të larta se normalisht, pa ndërhyrjen e njerëzve. Nëse ritmi i tanishëm i zhdukjes vazhdon, mund të ketë një efekt katastrofik te njerëzit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I kemi lidhur atletet gabim gjatë gjithë kohës, ja mënyra e duhur
Rusia nis hetimet: Amerikanët nuk kanë shkuar kurrë në Hënë »
Article Logic
Execution time: 0.01120400428772
array(1) { ["section"]=> string(89) "toka-po-hyn-ne-fazen-e-re-te-zhdukjes-masive-qe-mund-te-shfarrose-gjithe-njerezimin-14130" }