Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Togat e zeza lënë në burg Erjon Petin dhe Klajdi Xibrakun, dy administratorët e “Masabi fruits” që u kapën me 143 kg kokainë fshehur mes bananeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit lë në burg dy administratorët e kompanisë “Masabi fruits”, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku, pasi në konteinerin me banane të porositur nga ata në Ekuador u zbuluan 143 kg kokainë.

Konteineri deri në momentin që ka mbërritur në Durrës ka ndërruar 4 anije. Ai ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të firmës që administrohej nga Peti e Xibraku.

Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine. Hetuesit dyshojnë se droga ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale.

albsig

Me të mbërritur në portin e Durrësit konteineri iu nënshtrua kontrollit me skaner ku u dha edhe sinjali.

Droga ishte e fshehur në një vend të përshtatur në kamionin e ngarkuar me banane. Të arrestuarit Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku janë kushërinj me njeri-tjetrin. Ata refuzojnë të kenë lidhje me trafikimin e drogës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img