Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
53 %
0.5kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Togat e zeza lënë në burg Ajas Sulejmanin, shoferin që përplasi çiftin dhe foshnjën tre muajshe te “Rruga e Kavajës”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës pa lënë në burg 39 vjeçarin Ajas Sulejmani, shoferin që lëvizte me “Mercedes G Class” në Tiranë dhe përplasi një çift e fëmijën e tyre tre muajsh. Arjan dhe Vilma Konomi ishin duke kaluar me djalin në vijat e bardha, kur u përplasën nga Sulejmani.

39 vjeçari ka dalë sot para togave të zeza, të cilat kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për mbajtjen e tij në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e diel në “Rrugën e Kavajës”, në kryeqytet, në vendin e quajtur Pallatet e Delijorgjit.

Në dëshminë e tij Ajas Sulejmani ka pretenduar se nuk i kishin punuar frenat mesditën e 8 majit, ndaj dhe ishte futur në semafor me të kuqe. Ai gjithashtu ka thënë se ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi 40 km/orë, jo më shumë.

Foshnja tre muajshe ka dalë të nesërmen e ngjarjes nga Spitali i Traumës dhe fatmirësisht nuk kishte marrë lëndime pasi prindërit e shtynë karrocën para kur panë makinën. Ndërkohë, vetë Arjan dhe Vilma Konomi ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

39 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u prangos më vonë një spital privat, në afërsi të Kthesë së Kamzës. Ajas Sulejmani ju nënshtrua testit të drogës dhe në prani të efektivëve rezultoi se ai ishte përdorues, dhe para aksidentit kishte konsumuar lëndë narkotike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img