Hapësire reklamuese

Aktualitet

Togat e zeza i kishin dhënë “Arrest shtëpie”, Policia e gjen 29 vjeçarin nga Poliçani në rrugë dhe e arreston

Shkruar nga Newsbomb
Togat e zeza i kishin dhënë “Arrest shtëpie”, Policia

Një 29 vjeçar nga Poliçani është arrestuar nga Policia pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë shtëpisë, ndërkohë që Gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për vjedhje.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 29 vjeç, banues në Poliçan.Arrestimi tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, dhe i riu tashmë do të akuzohet për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll