Hapësire reklamuese

Politikë

Todd Robinson, pse zyrtari i lartë i SHBA ka ardhur në Shqipëri? Ja kush ishin prezent në takimin në Ambasadë

Shkruar nga Newsbomb
Todd Robinson, pse zyrtari i lartë i SHBA ka ardhur në Shqipëri?

Asgjë nuk është sikurse duket. Shtetet e Bashkuara intesifikojnë përpjekjet e tyre për të dhënë mbështetjen maksimale për strukturat e zbatimit të ligjit, SPAK e BKH, dhe vizita e ndihmës sekretarit të SHBA në 18 mars deri 20 mars, ishte sinjal i qartë.

Ndryshe nga rrallëherë më parë, qeveria amerikane e bëri të ditur vizitën vetëm ditën që ajo po zhvillohej, ndërkohë që Robinson, me të ardhur në Shqipëri, frymën e ka mbajtur për të takuar Dumanin dhe drejtuesen e BKH Aida Hajnaj.

Burime diplomatike bëjnë të ditur për Newsbomb.al se një ndër shqetësimet dhe sinjalet në rritje të agjencive ligjzbatuese të State Departament janë paratë që kanë hyrë në Shqipëri, në mënyrë informale dhe që po “pastrohen” në sektorin e ndërtimeve në vend.

LEXO EDHE: Todd Robinson mbledh gjyqtarë, prokurorë e politikanë: Ne e njohim punën tuaj!

Në këtë vizitë dy ditore, Robinson ka sjellë me vete shumë informacione, dhe dokumente, koefidenciale. Deri tani, asnjë e dhënë publike nuk është bërë për këto takime. Asnjë fjalë nga zyrtarët e takuar, ndërkohë që Robinson do të ketë edhe një takim me kryeministrin Rama.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe dua që të gjithë të dini se ne njohim punën tuaj. Por si çdo punë tjetër, kjo e forcimit të demokracisë dhe llogaridhënies është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do të doja t’ju nxisja e para të dini se po sillni ndryshim, dhe e dyta të mos dorëzoheni, të vazhdoni. Ne kemi besim te ju si partner për të luftuar krimin ndërkombëtar dhe korrupsionin në ballkanin perëndimor. Por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptare besojnë te ju dhe unë mund t’jua premtoj këtë: ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e SHBA do të jetë partneri juaj në këtë dhe do të ecë krah jush për t’ju mbështetur dhe për të mbështetur Shqipërinë”, tha Robinson në një takim në ambasadë ku janë mbledhur drejtues të lartë të sistemit të drejtësisë dhe qeverisjes.

Në pamjet e shpërndara nga vetë ambasada e SHBA në Tiranë shihet se në takim Robinson ka shtrënguar duart me të ftuarit mes të cilëve, ministri i drejtësisë Ulsi Manja, Sokol Sadushi i kushtetueses, Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës, Altin Dumani i SPAK, Aida Hajna e BKH-së, Alfred Balla i KLP, Klotilda Ferhati e komisionit të Ligjeve, Muhamet Rrumbullaku i drejtorisë së Policisë, etj. Nga Partia Demokratike e ftuar ka qenë deputetja Jorida Tabaku që nuk i përket as Rithemelimit, e as PD zyrtare të Bashës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese