Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Todd Robinson mbledh gjyqtarë, prokurorë e politikanë: Ne e njohim punën tuaj!

Shkruar nga Newsbomb

Ndihmës Sekretari Todd Robinson i cili prej ditës së djeshme ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka mbledhur gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij diplomati amerikan i falenderoi ata për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën si dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë, teksa në vijim theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin dhe vlerësojnë punën e tyre të palodhur.

Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

"Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

Dhe unë do t'ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni...Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor...por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju...dhe unë mund t'jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë”, tha diplomati amerikan.

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, diplomati i lartë Todd Robinson zhvilloi paraditen e kësaj të marte një vizitë në ambientet e SPAK. Ai u takua me kryeprokurorin Altin Dumani. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në SPAK është një mesazh i fortë mbështetje për këtë institucion, në kohën e akuzave dhe dosjeve të bujshme që po heton.

[caption id="attachment_796689" align="alignnone" width="664"]Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK, përcillet nga Altin Dumani Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK, përcillet nga Altin Dumani[/caption]

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se Ndihmës Sekretari i SHBA do të qëndrojë në Shqipëri nga data 18-20 mars dhe vizitën e tij të parë ai ka zgjedhur ta zhvillojë në ambientet e SPAK, një institucion i ri i mbështetur fort nga SHBA dhe BE.

Todd Robinson do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas vizitës në Shqipëri, nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së do të udhëtojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese