Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Tmerrohet 32-vjeçari në Laç, po kthehej me makinë në shtëpi, disa persona qëllojnë me armë drejt tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç, ku një 32-vjeçar është kërcënuar me armë teksa po kthehej në shtëpi me makinën e tij.

Bëhet me dije se shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht 32-vjeçari nuk është lënduar, ndërsa policia ka shpallur në në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Kurbin / Informacion paraprak

Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar cdo informacion për kapjen e tyre.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img