Në zonën e “lungomares” në qytetin e Vlorës vetëm pak minuta më parë është gjendur trupi i pajetë i një qytetari.
Trupi i pajeti i 60 vjeçarit është nxjerrë në sipërfaqe nga deti dhe është vënë re nga pushuesit që kanë parë trupin e viktimës të pluskojë mbi det.
Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por gjithsesi do të jetë vendimi i ekspertizës ligjore që do të përcaktoj shkaqet e vërteta të vdekjes së moshuarit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dërguar trupin e pajetë për në morg.