Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Tmerrohen pasagjerët në Rinas: Avioni merr shpejtësi për t’u nisur por piloti e frenon në mes të pistës, ishte mbi normat e lejuara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Rinas, e cila ka trembur jo pak pasagjerët e linjës Tiranë-Londër. Mësohet se pasi pasagjerët kanë hipur në avion, ky i fundit ka dalë në pistë dhe ka marrë shpejtësi për t’u ngritur në ajër.

Mirëpo, në këtë moment piloti ka konstatuar se ka qenë mbi normat e lejuara të shpejtësisë dhe është detyruar të bëjë një frenim të papritur në mes të pistës. A2 CNN shkruan se pasagjerët janë trembur nga ky veprim i papritur, por deri tani nuk raportohet se ka të lënduar.

Ata kanë zbritur në mes të pistës dhe më pas një linjë tjetër i ka marrë dhe është nisur nga Tirana për në Londër. Sipas raportimeve paraprake, shkak për këtë veprim ka qenë tejkalimi i shpejtësisë së avionit në nisje.

Ndërkohë, nga Aeroporti apo dhe autoritetet e tjera përgjegjëse nuk ka një reagim zyrtar për rastin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img