Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Tmerri/ Tre kërkesa drejtuar gjykatës se “pronarët” po vdesin, asnjë s’merret parasysh; familja Lami ikin nga kjo jetë pa gëzuar shtëpinë ku kanë lindur (Historia tragjike)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Historia e çështjes “Flutura Lami”

Familja Lami është një familje autoktone Tiranase prej më se 200 vitesh, me kulturë të lartë, arsim dashës dhe qytetarë, të vendosur në lagjet e vjetra Tiranase dhe me pasuri modeste.

Historia e kësaj familjeje bazohet në sakrificë dhe vetëmohim për të mbajtur amanetet e të parëve të tyre duke respektuar traditat Tiranase dhe kujtimin e tyre. Si çdo familje tjetër, me instalimin e regjimit komunist, marrja e pronave gjerësisht ishte tashmi një realitet për çdo pronar e për rrjedhojë humbja e të drejtës së pronës për një periudhe 40-vjeçare u konsiderua si një normalitet gjatë atyre viteve.

Me ndryshimet politiko-ekono-mike në Shqipërinë e viteve 90 edhe por këtë familje u prit me entuziazëm për rimarrjen e pasurive të tyre ndaluara gjatë regjimit komunist.

Për ironi të fatit, kalvari i përballjeve me sistemin ligjor, i cili do duhej të konsiderohej një procedure formale, u kthye për këtë familje në armikun e tyre më të madh, i cili vazhdon dhe aktualisht.

Në vitin 1994 familja Lami. I drejhet Agjësisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të njohur dhe marrë pasuritë e tyre, kërkese e cila u finalizua me kthimin e drejtës së mohuar gjatë regjimit komunist.

Çuditërisht, gjatë regjimit u vendosen nga ana e Komitetit Eksekutiv që në pronën shtëpi banimi të strehohet dhe një qytetar tjetër, i cili shërbente si “druvar” duke kryer punë të kësaj natyre.

Pasi Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave iu kthen familjes Lami, pronat ndër të cilat dhe një banesë me oborr ku ishte strehuar dhe ‘druvari’ ankohet në Gjykatën e Tiranës, e cila me vendim absurd I njeh të drejtë prone duke ia marrë padrejtësisht Familjes Lami.

Në këto kushtë familja Lami detyrohet që në oborrin e saj për të përdorur ‘tualetin’ që ndodhej jashte banesës, por brenda oborrit do duhej që kalonte jashtë pronës nëpër një rrugë tjetër e mandej në pjesën ku ndodhej tualeti. Këto veprime të çuditshme të gjykatave shqiptare u bënë armik i kësaj familjeje pasi që prej atij momenti nisi kalvari i gjyqeve  dhe i pengesa që vazhdon dhe aktualisht.

Në vitin 2015 pasi shumë vitesh nëpër avokatë ne procese gjyqësore, Familja Lami arrin të fitoje te drejten për dëmshpërblim por mbetet në mes pa u përfunduar pasi sërish per te liruar pronën e  tyre duhej të zhvillojë procese të tjera.

Me fillimin e procesit të vetting-ut, u shtuan dhe vështirësitë pasi proceset gyqësore u ndalen pas largimit të njëpasnjëshem të gjyqtarëve duke mbetur pa u trajtuar ceshtja e tyre.

Aktualisht një nga proceset gjyqësore është bllokuar në Gjykaten Administrative të Apelit Tirane që prej vitit 2017 në pritje për t’u zhvilluar gjykimi. Për ironi të fatit, gjatë gjykimit ndërron jetë në vitin 2021 Vjollca Lami dhe i kërkohet Gjykatës përshpejtimi i gjykimit për shkak se janë në moshe të thyer dhe po largohen nga kjo jetë pa i marrë dhe gëzuar pronat e tyre.

Këto kerkesa jo vetëm që nuk u plotësuar por u lanë në heshtje duke sjellë si pasojë mohimin e të drejtave ligjore dhe kushtetuese.

Vetem përgjatë viteve 2020-2021 i janë drejtuar me kërkesa gjykatës për të afruar datën e gjykimit duke respektuar vendimin e Keshillit Gjyqësor, me date 16.07.2020. 05.10.2020,26.02.2021, të cilat nuk jane marre parasysh pa te drejte dhe duke mos marrë në konsiderate faktin që një e moshuar si Flutura Lami me paterica endej dyerve të gjykatës.

Po gjatë vitit 2021 ne muajin gusht largohet nga kjo jetë dhe flamurtarja e kësaj familjeje. Flutura Lami, e cila për rreth 28 vite endej dyerve të gjykatave e institucioneve pa arritur të marrin pronat e tyre.

Historia e kësaj familjeje do të duhet të konsiderohet si historia e familjes me dëshmorë pa luftë pasi u ndanë nga kjo jetë me amanetin për pronat e të parëve, Sali Lami, Vjollca Lami, Flutura Lami.

Drestësi për çështjen e drejtë të një zonje

Plot 25 vite nuk mjaftuan që Flutura Lami të kurorëzonte në të drejtë, e cila kishte kaluar përmes disa ngercesh shkresore dhe ligjore, por a do të mjaftojë jeta e kesaj gruaje. Golgota e ketij shpirti të paepur për drejtësi që drejtësia në këtë vend te kishte guximin të jetë e drejtë, të respektojë të drejten e pronës dhe të çlirojë poseduesit e saj nga makthi i padrejtësisë. Kjo drejtesia që u përplu kaq shumë para për të mësuar të boëe drejtësia, deri kur do të vijoje të përpelitet mes propagandësfars të shtetit dhe eksperimenteve SORO-iste, për të rikthyer te drejten për të qenë dhe për tu ndjerë si etille, e drejtë. Mbi varrin e Flutura Lamit nuk do të mjaftonte nje kurorë apo nje tufe lule. Shpirtin e kësaj gruaje që shkoi e trazuar në botën tjetër e paqton vetëm e drejta.

240949534 457964848543780 8499243038666618141 n
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img