Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tmerri në FIER/ Ja kush është djali HERO që shpëtoi nga duart e nënës vajzat binjake, dëgjoi ulërimat e vogëlusheve dhe shtyu gruan

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka shokuar këtë mëngjes mbarë opinionin publik. E gjitha ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 19:43 por vetëm sot u bë me dije nga policia.

Një nënë nga Fieri, 42 vjeçe, e identifikuar si Rudina Kishta, ka tentuar të mbysë dy vajzat e saj në lumin Seman, fill pasi i kishte vënë flakën shtëpisë së burrit.

Newsbomb.al mëson se nëna 42 vjeçare fillimisht ka djegur shtëpinë dhe më pas ka marrë vajzat e saj binjake, 6 vjeçare, për t’i mbytur në Seman. Sakaq, pas djegies së shtëpisë, një patrullë i është vënë nga pas por ka qenë një djalë i cili krejt rastësisht ka dëgjuar ulërimat e vajzave, ka vrapuar menjëherë drejt tyre, ka shtyrë nënën dhe ka nxjerrë vajzat nga uji. Djali hero quhet ARDIMIR MURATAJ, mëson ekskluzivisht newsbomb.al. Ishte pikërisht Ardimiri ai i cili ka shmangur tragjedinë.

Pas patrullës ndërkaq, ka shkuar menjëherë edhe makina e policisë e cila ka arrestuar nënën dhe ka marrë nën kujdes vajzat të cilat mësohet se gëzojnë shëndet të plotë.

Ende janë të paqarta motivet dhe rrethanat që e kanë çuar nënën drejt aktit fatal.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

  • Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t'i mbyste  ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Vrasja për shkak të rrethanave familjare" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll