Hapësire reklamuese

Bota

Tmerr në Spanjë, këngëtarja goditet nga fishekzjarri në koncert dhe vdes (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Spanja është tronditur së fundmi nga një ngjarje e rëndë në një koncert. Vokalistja e një grupi spanjoll popi ka ndërruar jetë pasi u godit nga një fishekzjarr gjatë interpretimit.

Orkestra Super Hollywood, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila, por këngëtarja Joana Sainz, 30 vjeç, mori plagë të rënda në bark.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por Daily Mail raporton se fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Videoja tregon pamjet kur të paktën nëntë interpretues ishin duke vallëzuar me muzikë dhe zë të lartë në skenë dhe papritur shfaqen shkëndija nga dy pajisje piroteknike në pjesën e përparme të skenës, ndërsa njëra në të djathtë duket se shpërthen.

Sainz më pas bie në dysheme ndërsa interpretuesit e tjerë nxitojnë ta ndihmojnë. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.

17941856-7416639-image-a-37_1567353611977.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese