Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tmerr në kryeqytet/ Kopjon çelësin e banesës dhe përdhunon të sëmurën, 39-vjeçarja mbetet shtatzënë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku 39 vjeçarja me iniciale A.M është abuzuar seksualisht nga fqinji i tij 55 vjeçar, Rezar Bineri.

Pasi ka kopjuar çelësin e shtëpisë së tyre dhe në mungesë të motrës së  vajzës të sëmurë mendore nga skizofrenia, 55-vjeçari është futur në banesë dhe ka abuzuar me të. Ngjarja bëhet akoma më e rëndë  kur vajza ka mbetur shtatëzënë dhe është në pritje të fëmijës.

Ka qenë motra e 39 vjeçares e cila ka  denoncuar në polici ditën e djeshme veprimet anormale  të 55 vjeçarit. Ajo ka treguar se para disa kohësh ka futur në shtëpi një elektriçist dhe duke qenë se ishte në punë ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me të.

Gjatë ditës së djeshme është bërë edhe arrestimi i 55- vjeçarit.

Mësohet se në polici Rezart Bineri ka treguar se nuk e ka ditur që fqinja e saj kishte probleme mendore ndërkohë që motra pohon se Bineri e ka ditur këtë fakt.  

Ai është shprehur se ka pasur një tërheqje ndaj saj.

Gjithashtu  ka pohuar se kishte kopjuar çelësin e banesës dhe hynte në shtëpi sa herë që motra e 39 vjeçares nuk ishte aty.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.