Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në orën 14:45 të ditës së sotme në vendin e quajtur "Shkolla e Muzikës" Fier.
Një 31 vjeçar me inicialet E.R, 31 vjeç, banues në lagjen "1 Maj" Fier, duke drejtuar motomjetin tip "Kavasaki" me targa AK 210 ka aksidentuar dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Për fat të mirë, dy fëmijët nuk janë në rrezik për jetën.
Sakaq, policia bën me dije se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi E.R dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.