Biznesmeni Behar Muçobega është ditën e sotme është vetëdorëzuar në polici, menjëherë sapo u kthye nga Greqia. Ai u kthye ditën e sotme nga Greqia dhe mënjëherë u bë arrestimi i tij pasi që prej datës 1 qershor, 40 vjeçari rezulton i shpallur në kërkim pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtare të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet.
Behar Muçobega akuzohet për “falsifikim dokumentash” dhe dyshohet si një nga përfituesit e një pjese të truallit.
Pra një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi “gatuar” në zyrat e shtetit i’u dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli.
Vetëm brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dalë para Gjykatës së Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkelzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 3. Gjykata liroi 5 nga të arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti. Në kërkim vazhdon të jetë ish-Drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vëllai i të ndaluarit të sotëm.