Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetërsimi i tokave në jug, arrestohet inxhinieri i Bashkisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsimi i tokave në jug, arrestohet inxhinieri i Bashkisë

Elton Marko, inxhinier dhe topograf në Bashkinë e Himarës, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është i përfshirë në tjetërsimin e tokave në jug të vendit. Paraprkisht, dyshohet se Marko është pjesë e "grupit" të arrestuar më parë për falsifikimin e tokave në Dhërmi.

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Kadastrës Klodian Troci, drejtori i komanduar i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Bardhyl Gjika, dhe dy persona të tjerë.

Elton Marko është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë kësaj Bashkie. Ai është duke u hetuar nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i Policisë Vlorës:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë, pasi dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll