Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetërsimi i pronave, gazetarja tregon rastin: “Rrumi” i dha para avokatit, pas gjyqin e rrahu dhe ia mori mbrapsht

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsimi i pronave, gazetarja tregon rastin: “Rrumi” i dha

Gazetarja Klodiana Lala teksa ka folur për çështjen e arrestimit të Jorgo Goros, është shprehur se prej vitesh Shqipëria vuan nga masakra e tjetërsimit të pronave.

Ajo madje ka sjellë edhe raste konkrete, ku personazhe të botës së krimit u kanë dhënë para avokatëve që mos flasin në gjykatë që të fitonin toka që në fakt nuk u përkisnin.

Ishte një kriminel në Durrës. Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi. Rrum do të thotë misër i djegur. Ai i kishte dhënë para avokatit të shtetit që të mos kundërshtonte në gjykatë një vendim gjyqësor. Në momentin që e fitoi pronën që duhej, e kishte rrahur dhe kishte marrë paratë mbrapsht. Të dy janë nën akuzë për korrupsion. Ose rasti i Pëllumb Gjokës. Kishte marrë sipërfaqe të mëdha toke nëpërmjet falsifikimin. Kishin marrë edhe rërën dhe e kishin kthyer në tokë truall”, tha Lala për "Open" në "News24".

Kush është Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi

Prej dy vitesh, ky shtetas rezulton në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi akuzohet për tjetërsimin e vijës bregdetare në Gjirin e Lalzit, ku në total me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar mbi 400.000 m2 tokë.

Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, Laho akuzohet se në bashkëpunim me Irgen Kërçukun, asokohe përfaqësues i Avokaturës së Shtetit për degën e Durrësit, kanë falsifikuar dokumentet për mijëra m2 tokë në Gjirin e Lalzit.

1- Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200.000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

2- Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203.100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.

Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. nr.76 datë 20.10.2022 ndërmjet të tjerave ka vendosur:

1- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 dhe 25 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese