Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, Gjykata jep masat e sigurisë për 3 të arrestuarit

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, Gjykata jep masat e

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit, që akuzohen për tjetërsim të pronave në “Lagunën e Kune-Vain”.

Bëhet me dje se gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, ndërsa është dhënë masa arrest me burg për dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj.

Këta shtetas nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. N., 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.