Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Tjetër zbulim tronditës, gjenden 751 varre në një ish-shkollë rezidenciale në Kanada

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbulim tronditës në Kanada. 751 varre janë zbuluar në një ish-shkollë rezidenciale në Saskatchewan, njoftoi Federata e Kombeve Sovrane (FSIN).

Zbulimi i varreve vjen vetëm disa javë, pasi u zbuluan eshtrat e 215 fëmijëve në një tjetër shkollë rezidenciale në British Columbia.

Shefi i Cowessess, Kadmus Delorme kërkoi mirëkuptim për të gjetur deri në fund zbulimin e varreve.

“Ne nuk po kërkojmë keqardhje, por po kërkojmë mirëkuptim”, tha Shefi i Cowessess, Delorme.

Shkolla Rezidenciale Indiane Mesjetare funksionoi nga viti 1899 deri në 1997 në zonën ku tani ndodhet Cowessess në Saskatchewan juglindore.

Autortetet thanë se kjo ishte një nga 130 shkollat me konvikt të detyrueshme të drejtuara nga qeveria Kanadeze dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19 dhe 20 me qëllim të asimilimit të të rinjve autoktonë.

Rreth 6,000 fëmijë vdiqën, ndërsa ndiqnin këto shkolla për shkak të një gjendje të rëndë shëndetësore brenda. Studentët shpesh strehoheshin në ambiente të ndërtuara keq, pa system ngrohje dhe pa kushte higjienike.

Abuzimi fizik dhe seksual nga autoritetet e shkollës bëri që të tjerët të largoheshin.

Muajin e kaluar autoritetet përdorën radarë që depërtojnë në tokë për të gjetur varre të pashënuar në varrezat e Shkollës Rezidenciale Indiane Mesjetare në Saskatchewan.

Cowessess e quajti zbulimin “të tmerrshëm dhe tronditës”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img