Hapësire reklamuese

Bota

Tjetër virus në Kinë, infektohet një qytetar me variantin e ri të gripit të shpendëve

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër virus në Kinë, infektohet një qytetar me variantin e

Një qytetar kinez është konfirmuar si rasti i parë njerëzor i infeksionit me një grip të rrallë të gripit të shpendëve.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se virusi u zbulua tek një burrë 41-vjeçar.

Në njoftim theksohet se personi i infektuar ka pasur disa simptoma të sëmundjes që nga 23 prilli, duke përfshirë temperaturë, dhe se më 28 prill iu drejtua institucionit shëndetësor lokal.

Zyrtarët nuk dhanë informacion sesi është infektua qytetari, por thanë se lloji i virusit H10N3 nuk përhapet lehtë nga njerëzit tek njerëzit.

"Asnjë rast njerëzor i H10N3 nuk është raportuar më parë në botë. Ky rast është një transmetim i rastësishëm i llojeve ndër-të shpendëve te njerëzit dhe rreziku i një përhapjeje në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët," sqaruan zyrtarët e shëndetësisë në Kinë.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll